Telegrafi

Edhe studentët e Kolegjit Universum i bashkëngjiten protestës kundër ndotjes së ajrit

Këto ditë thirrjet për të mos dalur jashtë nga shtëpitë, janë bërë të shpeshta e kjo si rezultat i ndotjes së lartë të ajrit në Prishtinë.

Kjo gjendje është mjaft alarmante sepse ky ajër i ndotur çdo ditë e më shumë po ndikon negativisht në jetët e qytetarëve të këtij vendi.

Duke marrë këtë parasysh, studentët e Kolegjit Universum së bashku me profesor Durim Gjoshin, në kuadër të departamentit të Shkencave Kompjuterike ndërtuan pajisjen për matjen e cilësisë së ajrit, ku kanë përgatitur edhe një studim lidhur me gjendjen e ajrit në Komunën e Gjakovës.

Si duket pritja që organet përgjegjëse të ndërmarrin ndonjë gjë është e kot, kjo është edhe arsyeja pse një numër i madh i qytetarëve këtë të mërkurë në Prishtinë do protestojnë për gjetjen e një zgjidhjeje rreth kësaj problematike të rrezikshme.

Ata përmes kësaj proteste do kërkojnë që kjo çështje të merret seriozisht nga Qeveria dhe Pushteti Lokal.

Kësaj thirrje për protestë do u bashkëngjiten edhe Klubi i Studentëve Ambientalistë të Kolegjit Universum, të cilët të bashkuar do shkojnë deri te vendorganizimi i kësaj proteste, në shenjë indinjate për neglizhimin e situatës.

Thirrje për protestë është duke u bërë në rrjetin social në Facebook. Protesta do të organizohet më 31 dhjetor (e mërkurë), ora 12:00 – Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Secili jemi viktimë, andaj nuk kemi më kohë për të humbur, t’i bashkohemi kësaj nisme, t’i japim zgjidhje këtij problemi që po shkatërron shëndetin tonë, të bashkuar jemi më të fortë!

Për më shumë informata, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.