Telegrafi

Edhe Southampton pas vëllait të Lukakut

Raportohet se Southamptoni ka shfaqur interesim për belgun Jordan Lukaku, apo vëllanë e Romelut të Evertonit.

21-vjeçari është pjesë e klubit belg, KV Oostende, dhe pas paraqitjeve të mira me Belgjikën për atë kanë shfaqur interesim shumë klube evropiane.

Lexo po ashtu Shtatë mesfushorët që Arsenali ka tentuar t’i transferojë që nga largimi i Vieiras, por ka dështuar (Foto)

Besohet se tashmë për atë Lazio ka paraqitur edhe një ofertë prej pesë milionë eurosh, por lojtari nuk ka preferuar të ngutet.

Gjithsesi Southamptoni duhet të lufton edhe me konkurrencën e Tottenhamit dhe Arsenalit. /Telegrafi/