Site icon Telegrafi

Edhe sot vazhdon të diskutohet shkarkimi i Zvrlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe sot do të vazhdojë debatin për shkarkimin e Marko Zvrlevski, kryeprokuror i vendit.

Zvrlevski është në debatin për tu shkarkuar pasi një iniciativë të tillë e ka nisur shumica parlamentare me arsyetime se është ushtar partiak dhe se ndikon në punën e gjyqësisë në Maqedoni, duke e devijuar atë. Opozita e përbërë nga dhjetë grupet parlamentare të OBRM-PDUKM-së e kanë mbrojtur të njejtin duke thënë se ai me përpikshmëri dhe përgjegjësi kanë mbrojtur qëndrimet e drejtësisë totale në vend.

Dje para deputetëve ka dalë edhe vetë Zvrlevski i cili ka thënë ”Në propozimin për shkarkimin tim thuhet mes tjerash se pa ndërgjegje dhe i ndikuar nga politika e kam kryer detyrën e kryeprokurorit. Kjo nuk është e vërtetë pasi une kam kryer me ndërgjegje punën dhe jam i pastër para ligjit. Këtë e vërteton edhe propozimi juaj ku nuk shkruhet askund ndonjë shkelje në veçanti.” ka thënë Zvrlevski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Kryeprokuroria që unë ende e udhëheq nuk është ndikuar politikisht në asnjë rast ku duhej që të flas drejtësia. Edhe për rastin e 27 prillit (rrahja e deputetëve në Kuvend) jemi duke punuar për të gjetur fajtorët e vërtetë të kësaj ngjarje. PTHP-ja që unë e udhëheq do të merr të gjithë faktet nga MPB-ja dhe do të sjell vendim të shëndoshë.” ka potencuar Zvrlevski para deputetëve.

Ai e ka mbyllur fjalimin me bindjen se ka udhëhequr sipas ligjeve të vendit dhe i ka ndihmuar drejtësisë të zbardhet në çdo rast. Gjithashtu ka potencuar se Këshilli i prokurorëve publik ka faj në disa raste, gjë kjo që i shton dyshimet se prokuroria që ai udhëheq të duket jo-profesionale.

”Shkarkimi im nuk do të jetë reformë e juaja por sulm ndaj gjyqësisë së lirë.” ka përmbyllur Zvrlevski. /Telegrafi/

Exit mobile version