Janë duke vazhduar radhët e gjata të qytetarëve në Qendrën e Testimit në Prishtinë, të cilët janë duke e paraqitur kërkesën për testin teorik për patentë shofer.
Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar disa fotografi ku shihet se radhët janë të gjata.
Ditë më parë, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar orarin për paraqitjen e provimit teorik për kategorinë “B”.
Sipas njoftimit të MI-së thuhet se për shkak të numrit të madh të kandidatëve të krijuar në Njësinë Regjionale të Patentë Shoferit në Prishtinë, paraqitja e provimit teorik do të bëhet sipas shkronjave të para të mbiemrit.
“Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: A, B, C testin teorik mund ta paraqesin nga data 17.03.2021. Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: Ç, D, DH, E, Ë testin Teorik mund ta paraqesin nga data 18.03.2021, e kështu më radhë”, njofton MI. /Telegrafi/