Telegrafi

Edhe sot vazhdojnë bisedimet në mes partive

Sipas burimeve jozyrtare, negociatat ndërmjet përfaqësuesve të katër partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos edhe sot vazhdojnë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas takimeve të ndara të djeshme të përfaqësuesve të partive me ambasadorët e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara u shtjelluan disa tema – Lista zgjedhore, data për zgjedhjet, përbërja e qeverisë së përkohshme dhe çështja e mediave. /Telegrafi/