Telegrafi

Edhe sot u protestua në Manastir për lirimin e Llambe Allabakovskit

Para SPB-së në Manastir, përmes një proteste të qetë u kërkua liri dhe drejtësi për Llambe Allabakovskin, i cili është në paraburgim për shkak të djegies së derës së Qendrës Kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir.

Protesta përfundoi me një marsh të pjesëmarrësve në Bulevardin “1 Maji”, ku ndodhen objektet e Prokurorisë Themelore dhe konsullata e Republikës së Bullgarisë.

Protestuesit kërkuan aktgjykim lirues për Allabakovskin dhe informacion nga Regjistri Qendror – nëse klubi i hapur në Manastir paraqet provokim.

Lexo po ashtu Protesta në Manastir, kërkohet lirimi i Lambe Alabakovskit