Edhe në vazhdimin e katërt të seancës konstituive të Kuvendit, pjesën më të madhe të kohës deputetët debatuan për probleme dytësore kurse më pak ju qasen pikave të rendit të ditës. Edhe pas pauzës së shkurtë të dhënë në pjesën e pasdites, deputetët e OBRM-PDUKM-së e shfrytëzuan mundësinë për replika dhe kundërreplika, të cilat i shfrytëzuan për të dërguar mesazhe dhe kërkesa për zgjedhje të reja dhe për anulimin e Deklaratës së partive shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputetët e LSDM-së theksuan se nuk ka Deklaratë dhe as Platformë shqiptare, por vetëm program të reformuar të qeverisë si dhe të kërkojnë që të zgjidhjet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e rë të mund të zbatohen reformat.
Kryesuesi i seancës konstituive Trajko Veljanoski vazhdimin e seancës e caktoi për nesër në orën 11./Telegrafi/