Site icon Telegrafi

Edhe sot seancë gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa para gjykatës dëshmitë i prezanton mbrojtja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e kaluar dëshmoi i akuzuari Goran Gjoshevski, ndërsa u dëgjuan edhe disa dëshmitarë tjerë të propozuar nga mbrojtja mes të cilëve edhe Vllatko Gjorçev.

Procesin gjyqësor e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa aktakuzat i përfaqëson Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën penale “terrorizëm” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”./Telegrafi/

Exit mobile version