Telegrafi

Edhe sot proteston OBRM-PDUKM-ja për drejtësi

OBRM-PDUKM-ja opozitare edhe sot do të protestojë për drejtësi dhe kundër, siç thonë ata, krimit të organizuar për të cilët kanë mbyllur sytë institucionet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë se rastet e krimit janë duke qarkulluara në media dhe për këto raste shteti nuk bën asgjë për të dënuar rastet me krim.

Kjo protestë është pjesë e ofenzivës opozitare të OBRM-PDUKM-së për të sfiduar dhe rrëzuar pushtetin me protesta të paralajmëruara. /Telegrafi/