Edhe sot kanë vazhduar protestat e të punësuarve në kompanitë që udhëhiqen nga afaristi Koçan, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Lëshimi i fletarrestit për Koçan ka ngjallur reagime tek të punësuarit në kompanitë e tij për të protestuar për, siç thonë ato, drejtësi dhe për dënim të tentimit për ndalim të fjalës së lirë.
Protestat u mbajtën para gjykatës së Apelit në Shkup.
Përndryshe, Koçan dyshohet për keqpërdorim të 17 milionë eurove së bashku me disa kompani tjera, duke aplikuar në tenderin e kompanisë ELEM SH.A për furnizim me lëndë të parë, thëngjill. /Telegrafi/