Telegrafi

Edhe sot pritje të gjata në Merdare dhe të Dheu i Bardhë

Edhe këtë të premte bashkatdhetarët po përballen me pritje të gjata në pikë kalimin kufitar me Serbinë, në Merdare.

Në orët e mëngjesit në këtë pikë kufitare sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në pesë orë, ndërkaq kolona është e gjatë mbi një kilometër.

Në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në dy orë, në Mutivodë deri një orë e gjysmë, ndërkaq në Jarinjë pritjet janë deri në 50 minuta. /Telegrafi/