Telegrafi

Edhe sot pritje deri në 8 orë në pikën kufitare në Merdarë

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikën kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja në këtë pikë është deri 8 orë e 40 minuta dhe kolonat, shkojnë deri në tre kilometër.

Pritje deri në 4 orë ka edhe Mutivodë, Muçibabë e te Dheu i Bardhë.

Ndërkaq në Jarinje pritjet janë deri në 1 orë.

Gjendje e njëjtë nuk paraqitet edhe për të hyrë në Kosovë, pritjet më të gjata janë deri në 10 minuta.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Telegrafi/