Site icon Telegrafi

Edhe sot nuk u zgjodh shefi i Prokurorisë së Lartë në Shkup

Edhe në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publikë nuk u zgjodh kreu i Prokurorisë së Lartë të Shkupit. Zgjedhja u shty për shkak se në seancë nuk mori pjesë prokurori publik Ljubomir Joveski, për të cilin kryetari Antonio Jolevski tha se është i sëmurë dhe është shtrirë për trajtim.

Në garë mbetën dy prokurorë, pra kryeshefi aktual Mustafa Hajrulahi dhe prokurori i lartë Burim Rustemi. Prokurorja Fatime Fetai të premten tërhoqi papritur dhe pa shpjegime kandidaturën e saj.

Zgjedhjet për kreun e prokurorisë së lartë duhej të mbaheshin të hënën, por u shtynë për sot. Arsyeja zyrtare e vonesës ishte se anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik u duhej më shumë kohë për të shqyrtuar dosjet dhe vlerësimet e kandidatëve.

Sot nuk u zgjodh kryesuesi i Prokurorisë së Lartë në Gostivar, si dhe kryetarët e prokurorive në Veles, Manastir, Gostivar, Kavadar dhe Kumanovë. U emëruan vetëm ushtrues detyre.

Në garë për Gostivarin janë Faik Arslani, i cili së fundi dha dorëheqje nga Këshilli i prokurorëve publik, ku ishte anëtar, dhe prokurorët Desa Paunovska dhe Dusica Dimitrievska./Telegrafi/

Exit mobile version