Posta nuk ka mbërritur me kohë, kështu që Bordi Drejtues i Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë në momentin e fundit kanë kuptuar se ka kandidat të katërt për pozitën e drejtorit.
Andrej Dimovski, gjyqtar nga një gjykatë civile dhe i vetmi gjykatës vendor me përvojë ndërkombëtare, hyn në garë për udhëheqjen e këtij institucioni të rëndësishëm nga i cili dalin prokurorët dhe gjyqtarët e ardhshëm.
Konkurrente të tij mbeten Natasha Gaber Damjanovska, e cila deri më tani ka udhëhequr Akademinë, Emilia Çopar Jovanova nga Gjykata Civile e Shkupit dhe Nenad Savevski nga Gjykata Penale në Shkup.
Se cili prej tyre do të jetë kryetari i ri i Akademisë do të duhet të dihet të premten, kur është caktuar seanca e radhës./Telegrafi/