Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se grumbulluesit e kuponëve fiskal kanë edhe sot mundësi të aplikojnë për rimbursim.
“Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, ka njoftuar ATK-ja.
Sipas zyrtarëve të ATK-së, deri në këto momente numri i aplikimeve ka arritur 56,000 qytetarë që ka rritje të interesimit me rreth 4000 qytetarë më shumë se periudha e kaluar. /Telegrafi/