Telegrafi

Edhe sot është protestuar kundër gjuhës shqipe në Maqedoni (Video)

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët tanimë për dy javë me radhë po protestojnë kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedoni, kanë vijuar edhe sot me protesta, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata përsëritën kërkesat e njëjta, që LSDM-ja të mos pranojë Deklaratën e partive shqiptare e cila sipas tyre cënon karakterin unitar të shtetit.

Përveç në Shkup, marsh protestues është mbajtur edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë./Telegrafi/