Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët tanimë për dy javë me radhë po protestojnë kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedoni, kanë vijuar edhe sot me protesta, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata përsëritën kërkesat e njëjta, që LSDM-ja të mos pranojë Deklaratën e partive shqiptare e cila sipas tyre cënon karakterin unitar të shtetit.
Përveç në Shkup, marsh protestues është mbajtur edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë./Telegrafi/