Site icon Telegrafi

Edhe sot bllokohet Shkupi nga mbështetësit e Nikolla Gruevskit (Foto)

Duke thirrur që Gjykatat mos ndikohen politikisht, të mos veprojnë me revanshizëm dhe të mos dëmtojnë qytetarë të pafajshëm, edhe sot mbështetësit e Nikolla Gruevskit e kanë bllokuar pjesën rreth Gjykatës Themelore Shkupi 1, më saktësisht në afërsi të kompleksit të gjykatave dhe në udhëkryqet afër sheshit ‘Skëndërbej’ në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Qindra mbështetës, edhe sot e kanë bllokuar udhëkryqin afër kompleksit të gjykatave por edhe udhëkryqin afër Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Dhjetëra vetura të parkuara në rrugë janë bërë arsye që të bllokohet komunikacioni dhe të krijohet kaos në rrugë nga buritë e veturave që presin të kalojnë.

Edhe mbrëmë, qindra njerëz, mbështetës të OBRM-PDUKM-së dhe familjarë të të arrestuarve kanë bllokuar këto udhëkryqe dhe kanë mbajtur fjalime para Gjykatës Themelore Shkupi 1. /Telegrafi/

 

Exit mobile version