Site icon Telegrafi

Edhe sot alarme për bomba në Shkup, kërcënohen 18 shkolla të mesme dhe fillore

MPB bën të ditur se në 18 shkolla të Shkupit ka pasur denoncime për bomba.

Nga MPB shtojnë se po vijojnë procedurat e rregullta për kontroll.

“Sot (09.02.2023) në ora 13:30 në SPB-Shkup është raportuar se në e-mail adresën e 18 shkollave fillore dhe të mesme në rajonin e Shkupit është dërguar kërcënim për vendosje të mjeteve shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave, po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Exit mobile version