Qindra persona të afërt me partinë qeverisëse, simpatizantë dhe mbështetës të OBRM-PDUKM-së, edhe sot janë mbledhur para Komisioni Shtetëror Zgjedhor, për të protestuar në lidhje me punën e KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komunikacioni në rrugë nuk është ndaluar, ndërsa një pjesë e protestuesve shihen edhe me dru për ngrohje dhe kontenjer dhe disa të tjerë gjithashtu po bëjnë zhurmë me mjete piroteknike dhe tarabuka./Telegrafi/