Për të 19 ditë me radhë nëpër rrugët e Shkupit po mbahen protestat e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët vazhdojnë të protestojnë kundër Deklaratës politike shqiptare dhe gjuhës shqipe.
Sipas Alsat-M, marshi i sotëm, i cili sërish filloi prej përpara qeverisë, u kryesua nga valltarët e veshur me veshje popullore maqedonase, ndërsa tubimi përfundon para kuvendit.
Paralelisht me Shkupin, protesta mbahen edhe në disa qytete të tjera në Maqedoni./Telegrafi/