Ka filluar protesta e qytetarëve të Maqedonisë, të udhëhequra nga lëvizja, ”Protestoj”, tashmë në orarin e njëjtë të përditshëm, në ora 18, para Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.
Protestuesit mbajnë me vete parrulla, fishkëllyese dhe vuvuzele. Ndërkaq itinerari i tyre pritet të jetë nga PSP-ja në drejtim të Kuvendit, për t’u ndalur para Qeverisë.
Përveç Shkupit, do të protestohet edhe në Koçan, Kavdar, Prilep, Strumicë, dhe Ohër./Telegrafi/