int(1) Edhe Skenderaj përballët me mungesë të ujit për pije - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Edhe Skenderaj përballët me mungesë të ujit për pije

Asnjëherë deri më tani Skenderaj dhe fshatrat e tij, të cilët janë të kyçur në rrjetin e Ujësjellësit, nuk kanë qenë me keq sesa këtë verë sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.
Ka një kohë të gjatë që Ujësjellësi Rajonal Mitrovica, Njësia në Skenderaj, është duke aplikuar reduktime të gjata, të cilat janë ashpërsuar në 20 ditët e fundit, kur mbi 70 për qind e qytetarëve nuk janë furnizuar as edhe me një pikë të vetme të ujit.

Sidomos vuajnë për ujë ata banorë të Skenderajt, të cilët jetojnë në ndërtesa të larta, në të cilat uji arrin vetëm deri në katin e parë, si dhe ata banorë që kanë shtëpitë në pjesë të larta të qytetit, tek te cilët uji nuk shkon fare.

Fahriu, një banor i lagjes “Saraj” të qytetit, thotë se deri te shtëpia e tij ka kohë që nuk shkon uji. Ai ankohet në menaxhmentin e Ujësjellësit në Skenderajt, për të cilin thotë se është duke keqmenaxhuar dhe për pasojë pjesa dërrmuese e banorëve vuajnë për ujë. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version