Institucionet publike shëndetësore nga fillimi i këtij viti tërthorazi i kanë kontribuar sistemit privat. Kjo për shkak se qytetarët që nga fillimi i vitit, për shkak të thellimit të mungesës në furnizim, u detyruan të blejnë barnat në farmacitë private ose shkuan të marrin shërbime në klinikat e spitaleve private.
Këtë tollovi e shkaktoi kalimi i buxhetit nga SHSKUK-ja në ministri me kërkesë të kësaj të fundit. Por, zyrtarë të ministrisë zotohen se nuk do të rrinë duarkryq, transmeton Koha.net.
Thonë se me fillimin e implementimit të ligjit për sigurime shëndetësore do të bëhet zgjidhje, ani pse ky ligj ka kaluar dy vjet që kur është miratuar në Kuvend.
Ndërkaq, që ky ligj nuk pritet të zbatohet as këtë vit dhe për këtë e pranojnë vet udhëheqës të institucioneve, deklarojnë se këtë vit pritet të fillojë mbledhja e premiumeve.
Tash po presin që qeveria të japë sinjal dhe ky proces të nisë, por nga shoqata për të drejtat e pacientëve u kërkua që qytetarët të njoftohen me kohë.