Telegrafi

Edhe sivjet hotelet pa yje

Bedri Millaku nga MTI-ja tha se kategorizimi i hoteleve do të bëhet pas zgjedhjes së ministrit të ri. Ai ka treguar se përveç udhëzimit administrativ është zgjedhur edhe komisioni për kategorizimin hoteleve.

Në anën tjetër Zekë Çeku ekspert i turizmit tha se yjet e hoteleve të cilat janë të vendosura janë sipas dëshirës së tyre.

Sipas tij duhet kohë që hotelet t’i plotësojnë kërkesat e turistëve të cilët vijnë nga jashtë. /Telegrafi/