Site icon Telegrafi

Edhe si 49-vjeçare, Pamela zhvishet në reklamën e re (Video)

Pamela Anderson këtë vit do të festojë ‘gjysmë shekulli’ jetë, mirëpo ajo nuk e njeh plakjen.

Aktorja e famshme është bërë kryetemë e faqeve rozë pas reklamës së nxehtë të kompanisë për lodra seksuale, “Coco de Mer”.

Lexo po ashtu Vështirë të besohet se Pamela është nëna e këtij 20-vjeçari (Foto)

Biondja që u bë e famshme me rolin e saj në hit-serialin “Baywatch”, në reklamë shfaqet në skena që duket sikur janë shkëputur ka ndonjë film erotik.

49-vjeçarja hyn në shtëpinë e saj dhe i heq rrobat duke mos e pritur partnerin, por vendos që shoqëri t’i bëjë një prej lodrave të koleksionit “Coco de Mer”.

“Askush nuk ju njeh më mirë se vetvetja. Merrjani frymën këtij Valentini”, është mesazhi i videos ku shfaqet Pamela.

Dyqani kryesor i “Coco de Mer” ndodhet në Londër, ndërsa produktet e tyre arrijnë çmimet deri në 100 funte. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=M6QRpA7arh0

Exit mobile version