Telegrafi

Edhe Shtimja ka muze, por pak kush e di se ku gjendet!? (Video)

Në qendrën tregtare të kësaj qyteze, gjendet edhe Muzeu i Qytetit. Aty janë 400 eksponate të ndryshme, ndërsa hyrja kalon përmes produkteve ushqimore, për të vazhduar për në katin e dytë me veshmbathje, e pastaj ta gjeni një derë të bardhë, për të cilën nuk të shkon mendja që pasi ta hapësh do të hysh brenda një muzeu.

Këtu gjendet Muzeu i Qytetit të Shtimes, për të cilin shumë nga banorët e Shtimes as që janë në dijeni.

Për më shumë, shikojeni storjen e përgatitur nga Kosovapress.