Site icon Telegrafi

Edhe Shpend Ahmeti u kërkon mësimdhënësve të Prishtinës të rifillojnë procesin mësimor

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vendimit SBASHK-ut, që të mos e ndalë grevën, përkundër ofertës së Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka shprehur shqetësimin dhe ka bërë thirrje mësimdhënësve të Prishtinës që të gjejnë rrugën që fëmijët të mos humbin mësimin.

“Komunat në Republikën e Kosovës nuk përcaktojnë nivelin e pagave në sektorin publik. Megjithatë, jemi përgjegjës për arsimin parauniversitar në komunat tona. Prandaj me shqetësim, bashkë me fëmijët e prindërit, po e përcjellim grevën që ka lënë klasët e zbrazëta, e fëmijët në shtëpi”.

Lexo po ashtu Komuna e Hanit të Elezit, Vitisë, Mamushës dhe Obiliqit kërkojnë të ndalet greva dhe të nis mësimi nesër

“Si Komunë e Prishtinës apelojmë tek mësimdhënësit që të gjejnë rrugën që fëmijët të mos humbin mësimin. Lufta për të drejtat e punëtorëve nuk duhet të ndalet në asnjë sektor asnjëherë por nganjëherë dëmi kolateral është më i madh se përfitimi momental”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkaq, ndalje të grevës kanë kërkuar edhe komunat: Juniku, Deçani, Hani i Elezit, Vitia, Mamusha dhe Obiliqi.

Lexo po ashtu Pas Junikut edhe Komuna e Deçanit ka vendosur të bojkotojë grevën e SBASHK-ut

Qeveria ka vendosur të bëjë rritje të pagave për arsimtarët për 20 milionë euro në vit.

Haradinaj ka thënë se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.

Lexo po ashtu SBASHK: Vazhdon greva e mësimdhënësve, nuk mbahet mësim

Por sipas Sindikatës së Arsimit, greva në arsim do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre. /Telegrafi

Exit mobile version