Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar analistët që u përballen me kryeministrin shqiptar Edi Rama
Dje në klankosova është mbajtur një debat i dytë i analistëve, por kësaj radhe pa Edi Ramën. Astrit Gashi, Ilir Mirena, Petrit Zogaj dhe Dardan Gashi, bënë një analizë të debatit të parë me kryeministrin shqiptar, si dhe talljet që po u bëhen atyre në rrjetet sociale duke e konsideruar debatin si debakël të tyre, shkruan lajmi.net
Por përveç ‘masave’ siç po u referohen analistët njerëzve që janë tallur me ta, është edhe një zyrtar shteti mjaft i rëndësishëm që ka ironizuar së fundmi.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi ka përcjellë debatin e mbrëmshëm, sot ka shkruar në facebook se kjo temë “me prapaskena e paraskena, don me u bë temë doktorature”.
“Dje pash Prapaskena, paraskena dhe gati psikoanalizë të pjesëmarrësve të debatit në Klan Kosova. Po don me u bo temë e mundshme doktorature kjo punë”, ka shkruar Ahmeti në facebook.