Site icon Telegrafi

Edhe Shpend Ahmeti reagon pas dorëheqjes së prokurorit Blakaj

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti u është bashkuar zërave që kanë reaguar pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, i cili ka hetuar listat e veteranëve.

Ahmeti e ka quajtur “fshehtësi publike” atë se numri i veteranëve nuk përkon me numrin real të ushtarëve të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Prokurori që ka hetuar listat e veteranëve, Elez Blakaj paska dhënë dorëheqje. Tani po del në lajme se I njëjti prokuror paska dorëzuar aktakuzë në prokurorinë speciale ndaj personave të profilit të lartë të ish-komandantëve të UCK për manipulim me lista. Prokuroria Speciale ende nuk e ka proceduar aktakuzën në Gjykatë.

Në qoftë se kjo është e vërtetë, atëherë kjo është test për shoqërinë tone dhe për sistemin tone të drejtësisë. Gati se është fshehtësi publike që numri I veteranëve nuk përkon me numrin real të Ushtarëve të UCK. Ky manipulim nuk I bënë nder Ushtrisë, nuk I bën nder as komandantëve por më së shumti është mosrespekt ndaj dëshmorëve të luftës.

Edhe njëherë në qoftë se kjo është e vërtetë, të gjithë duhet të japim mbështetjen e parezervë për prokurorin në fjalë për tu hetuar dhe zbardhur ky rast deri në fund. Këtë ja kemi borxh luftëtarëve të vërtetë.

Exit mobile version