Telegrafi

Edhe Shpend Ahmeti përfshihet në debatin për datëlindjen e Adem Jasharit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh kryetar i PSD-së, Shpend Ahmeti, është përfshirë në debatin rreth datëlindjes së saktë të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Ai ka shkruar në Facebook, se Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes.

Postimi i Ahmetit:

“E çka edhe po të kishte lindur në datë tjetër? Sa njeriu ka lindur me 28 nëntor e nuk ka bërë asgjë. Sa njeriu ka lindur në data tjera e ka bërë shumë. Datat shërbejnë për matjen e kohës. Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes. A kthehemi tash te 19 mijë veteranët e rrejshëm e dialogu se ato janë më të rrezikshme për veprën e Adem Jasharit se sa data e lindjes?”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/