Telegrafi

Edhe Shkumbin Gashi i LDK-së konfirmon se u infektua me COVID-19

Shkumbin Gashi, deputeti i LDK-së ka konfirmuar ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përmes një shkrimi tha se nga hëna është vetizoluar me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Gashi është lutur për kujdes nga të gjithë, por duke mos bërë panik.

Ju njoftoj se që nga e hëna jam vetizoluar me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit pasi që kam dyshuar pas disa kontakteve që kam pasur. Dhe jo që kam pasur ndonjë shenjë apo simptomë të virusit. Pasi që kam rezultuar pozitiv, vazhdoj të jem i vetizoluar prap pa shenja apo simptoma te këtij virusi tinëzar. BENI KUJDES, JO PANIK! Mbani MASKA”, ka thënë Gashi.

Nga radhët e LDK-së janë disa deputetë që kanë konfirmuar se janë prekur nga ky virus, njashtu edhe lideri i partisë Isa Mustafa i cili gjendjen shëndetësore e ka mirë, njofton Telegrafi.