Pas zbatimit ”Cambridge” në shkollat fillore në të gjithë vendin, edhe në shkollat e mesme do të fillojë zbatimi i këtij programi që mësuesit e shkollave fillore e quajtën si të dëmshëm për sistemin arsimor dhe të dëmshëm për nxënësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe përkundër ankesave, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski së bashku me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski njoftuan se programa ”Cambridge” do të futet edhe në programën e mësimit në shkolla të mesme.
”Tani jemi në fazën përgaditore për të bërë konkursin për 113 libra të specializuara për programin ”Cambridge”. E kemi idenë që të marrim libra të specializuara, t’i përkthejmë, t’i përshtatim dhe të j’ua ofrojmë nxënësve të shkollave të mesme.” tha zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski.
Sipas Ristovskit, ky program duhet të zbatohet që nga viti i ardhshëm shkollor./Telegrafi/