Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilgov në ‘Facebook’ bëri të ditur ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.
“Dëshiroj ty’ju njoftoj se edhe pe u ndërmorën të gjitha masat nga ana ime për mbrojtje personale dhe mbrojtje të njerëzve rreth meje, nuk arrita ta mbroj veten nga Covid-19. Sinqerisht shpresoj se virusin nuk ia kam bart askujt”, tha Shilegov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Shilegov thotë se ka rritje të temperaturës dhe se nuk ka nevojë për hospitalizim.
“Kjo është dëshmi se virusi nuk duhet të nënvlerësohet dhe se secili prej nesh duhet të ketë kujdes. Keni kujdes dhe ruani të tjerët rreth jush”, shkruan Shilegov./Telegrafi/