Telegrafi

Edhe Sevilla në garë për Ballack

Michael Ballack, i cili mund të transferohet si lojtar i lirë për shkak se Chelsea nuk ia vazhdoi kontratën, është i dëshiruar nga shumë skuadra evropiane, si Manchester United, Inter, Real Madrid etj.

Pas transferimit të mesfushorit Tiberio Guarante, Sevilla nuk ka të ndalur, pasi që dëshiron dhe njërin prej mesfushorëve më të hekurt në botën e futbollit. Ballack është spekuluar se do të rikthehet në Gjermani, por Sevilla mund të jetë zgjedhja e tij për shkak të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/