Site icon Telegrafi

Edhe Selami kundër bojkotit: Retorikë populiste në “çadër”

Pas Majlinda Bregut edhe Eduard Selami ka dalë kundër bojkotimit të zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike.

Ish-kryetari i PD-së thotë në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës se çadra po përdoret nga Lulzim Basha jo më për një protestë paqësore, por për të anashkaluar institucionet dhe bojkotuar Parlamentin në një moment të rëndësishëm për vendin, siç është votimi i reformës në drejtësi.

“Kam vënë re që zoti Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht me një retorikë populiste dhe një gjuhë të papërshtatshme, e përdori për të anashkaluar institucionet dhe më keq akoma, për të bojkotuar Parlamentin në një moment të rëndësishëm, siç është reforma në drejtësi, që është e lidhur me rrugën integruese të Shqipërisë në Europë dhe më tej akoma me një retorikë të paprecedentë për të bllokuar dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje, e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë, për PD dhe për çështjen shqiptare”, tha Selami.

Exit mobile version