Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, ka konfirmuar se është infektuar me coronavirus.
Ajo përmes llogarisë personale në Twitter ka pohuar se ka dal pozitiv për COVID-19 pas testeve që ka kryer gjatë ditës së sotme.
McEnany thotë se nuk po ka asnjë simptomë dhe se për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Telegrafi.
Sekretarja është të paktën personi i njëmbëdhjetë që ka dalë së fundmi pozitiv për virusin dhe kanë qenë afër presidentit amerikan, Donald Trump.
Kujtojmë se edhe i pari i Shteteve të Bashkuara, Trump dhe Zonja e Parë, Melania gjithashtu janë infektuar me coronavirus. /Telegrafi/
— Kayleigh McEnany 45 Archived (@PressSec45) October 5, 2020