Telegrafi

Edhe Samsung me syze të mençura, Galaxy Glass

Më saktësisht bëhet fjalë për syzet e mençura të Samsung, të cilat lideri botëror i telefonave mobil do t’i quajë Samsung Galaxy Glass.

Sipas The Korea Times, Samsung Galaxy Glass do të prezantohen në panairin e IFA-së në shtator të këtij viti, ndërsa gazeta e ka zbuluar këtë informacion në regjistrimin e patentës nga ana e Samsung.

Edhe pse ende nuk ka shumë detaje për syzet e Samsung, Galaxy Glass, Korea Times ka zbuluar se gjiganti korean i teknologjisë do ta prezantojë një koncept të ri të syzeve të mençura, të cilat do të mundësojnë një formë të re dhe argëtuese të komunikimit.

Do të jetë interesante të shihet se çka do të përfshijë Samsung në Galaxy Glass, dhe se sa do të dallojnë këto syze nga ato të rivalit Google. / Telegrafi /