Telegrafi

Edhe Samsung me pajisje të realitetit virtual

Pas tyre është edhe Samsung ajo që synon të depërtojë në treg, dhe ta marrë një copë të tregut.

Burimet e fundit të informacionit thonë se Samsung tashmë është duke u përgatitur të ofrojë një pajisje që ofron zgjidhje për realitetin virtual, të cilën do ta integrojë më telefonat dhe tabletët e saj në të ardhmen.

Engadget thotë se Samsung do të jetë lojtari i ri në tregun e pajisjeve të realitetit virtual, përmes linjës së saj të pajisjeve mobile Galaxy.

Burimet e Engadget thonë se projekti i Samsung do të quhet "Galaxy Glass", dhe se pjesë e kësaj linje të produkteve do të jenë disa pajisje që barten në trup dhe mbështeten nga prototipi i Android GameFace Labs.

Për më shumë, pritjet janë që pajisjet e para të VR të paraqiten këtë vit, për të rivalizuar me Sony Project Morpheus dhe Facebook, Oculus Rift. /Telegrafi/