Telegrafi

Edhe Samsung Galaxy S5 do të ketë sensorin e sigurisë me gisht

Ndërsa tani, thuhet se do të jetë Samsung, prodhuesi i cili gjithashtu do ta ofrojë sensorin e gishtërinjëve në gjeneratën e re të telefonit të linjës Galaxy, përkatësisht në Samsung Galaxy S5.

Sipas një publikimi të ri nga SamMobile konfirmohet se Samsung Galaxy S5 do të ketë sensorin e gishtërinjëve, edhe pse ende nuk dihet se si do të quhet, apo se si do të zbatohet ky funksion i ri në modelin më të ri të telefonit të Samsung.

Megjithatë, disa burime të SamMobile thonë se sensori i sigurisë do të jet ëi vendosur nën butonin kryesor të pjesës së përparme të telefonit, ngjashëm sikurse Touch ID e Apple në iPhone 5S.

Sensori do të funksionojë me anë të rrëshqitjes së gishtit, dhe lëvizjës së ngadaltë të gishtit derisa telefoni të hapet. Gjithashtu mësohet se gjatë prekjes, telefoni do të shfaq pamjen e gjurmëve të gishtit në kohë reale, ndërsa sensori nuk do të punojë kur dora e përdoruesit është e lagur. / Telegrafi /