Telegrafi

Edhe Samsung Galaxy S4 GPE me Android KitKat

Ndërsa, kjo nuk është e tëra pasi që të njëjtin version të Android do ta marrin edhe pronarët e Samsung Galaxy S4 GPE.

Në një postim në Google+, Google ka njoftuar se edicioni i telefonit të mençur të Samsung, Galaxy S4 Google Play Edition do t’i bashkëngjitet modelit rival HTC One për Android 4.4 KitKat.

Përditësimi i KitKat për Samsung Galaxy S4 do të vijë së shpejti, dhe i njëjti do tu paraqitet përdoruesve në telefon.

Android 4.4 KitKat do të sjell përditësime të shumta duke përfshirë dizajnin e ri të taskbar, multi’tasking të përmirësuar, integrim me Hangouts me SMS/MMS etj.

Pajisjet mobile në Google Play Editions marrin përditësimin e ri të Android pas pajisjeve mobile të linjës Nexus dhe telefonave të Motorola-së. / Telegrafi /