Duket se edhe këtë vit, dasmat e fytyrave publike nuk do mungojnë.
Por, nëse deri para pak muajsh, ishin këngëtarët ata që i dhanë fund masivisht beqarisë, duket se në 2017-tën, primatin do e marrin sportistët.
Pas Përparim Hetemajt, një tjetër sportist do kurorëzojë dashurinë.
Fjala është për portierin e përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkanin i cili pas një lidhje të gjatë këtë verë do martohet me personin e zemrës, Efnanin.
Prive ka mësuar që çifti tashmë vetëm se ka nisur shpërndarjen e ftesave për ceremoninë e madhe.
Dasma mendohet të zhvillohet pas disa javësh.