Është martuar në mbrëmjen e së dielës reperi i njohur shqiptar, MC Kresha.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me bukuroshen Erzina Shehu.
Të pranishëm në dasmën private të çiftit të organizuar në Prishtinë kanë qenë një numër i vogël njerëzish, por ndër ta një numër mjaft i madh i fytyrave publike.
Përveç disa prej reperëve të njohur që janë kolegë të MC Kreshës, në dasmën e tij nuk munguan edhe emrat e njohur nga politika – madje një nga ta, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u kujdes për celebrimin e tyre.
I pranishëm në këtë dasmë ka qenë deputeti i njohur i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku.
Ky i fundit publikoi në rrjetin social Facebook një fotografi të realizuar pranë çiftit të ri, teksa në mbishkrimin e saj shkruante urimet më të sinqerta për bashkëvendasin e tij me prejardhje nga Drenica.
“I nderuar që sonte po marr pjesë në dasmën e familjes Fazliu nga Prekazi. Djali i kësaj familje, artisti i njohur Mc Kresha, sonte po kurorëzon dashurinë e tij me bukuroshën Erzina Shehu. Çiftit të ri i dëshiroj shëndet, jetë të gjatë e të lumtur pranë njëri-tjetrit. SL”, ka shkruar Sami Lushtaku në Facebook.
MC Kresha përndryshe është rritur dhe ka jetuar me familjen e tij në Mitrovicë. /Telegrafi/