Këngëtari i njohur Labi ka ndërmarrë së fundmi iniciativën për t’ju dalë në ndihmë Edonës dhe Liridona Gajtanit, të cilat kanë nevojë për shërim jashtë vendit.
Sot (e enjte) ai njoftoi se ka arritur të grumbullojë një shumë prej 200 mijë eurosh, gjersa kërkon vazhdimisht ndihmën e qytetarëve të Kosovës që të plotësohet në tërësi shumë e mjaftueshme.
Këngëtari ka bërë të ditur se ka arritur ndihmë edhe nga kolegët e tij, dhe së fundmi ka qenë këngëtarja Safete Mustafa, njëra prej Motrave Mustafa e cila ka kontribuar duke dhuruar një shumë prej 500 euro.
“Kam knaqesinë që nuk me lë vetem edhe kolegeja ime Safete Mustafa njera ndër Motrat Mustafa!Respekte e nderuar!”, kanë qenë ndër të tjerash fjalët e tij.