Site icon Telegrafi

Edhe sa do të qëndrojë Trump në Shtëpinë e Bardhë?

Sipas njohësve të çështjeve të protokollit, Donald Trump do të mund të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë edhe 75 ditë, ku më pas në të do të hyjë presidenti i ri Joe Biden.

Pas betimit Joe Biden me automatizëm do të kalojë në Shtëpinë e Bardhë, ku për një mandat do të jetojë me familjen e tij, transmeton Telegrafi.

Sipas Omarosa Manugault, me përjashtim të Donald Trumpit, disa persona mund të qëndrojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe t’i shërbejnë presidentit të ri.

Lexo po ashtu LIVE: Zhvillimet dhe reagimet e fundit në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas triumfit të Biden

Sipas ndihmësit të Trumpit, Omarosa Manigault Newman, ai mund të jap urdhra ekzekutiv, por ato mund të anulohen nga administrata e re – e pikërisht një gjë të tillë kishte bërë Trump në 100 ditëshin e tij të parë.

Ai është munduar të ndryshojë çdo gjë që Barack Obama kishte ndërmarrë gjatë mandatit të tij. E në këtë rast trashëgimia e tij mund të kontrollohet nga Biden gjatë pesë viteve të ardhshme. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version