Telegrafi

Edhe Rusia mund t’i bashkohet EULEX-it?

Një zyrtar i lartë i BE-së në Bruksel i ka thënë gazetës "Zëri" me kusht anonimiteti se Rusia mund të jetë pjesëmarrëse në misionin EULEX.

Por sipas tij, zyrtarisht nga Moska nuk ka mbërritur asnjë kërkesë në Bruksel që t’i bashkohet misionit të BE-së.

Ndërkohë thuhet se nga Kanadaja ka mbërritur kërkesa që t’i bashkohet EULEX-it dhe se kjo kërkesë është në proces e sipër të negociimit. /qik/