Telegrafi

Edhe rrugës për në spital, Trump kishte në helikopter “futbollin bërthamor” – çanta me të cilën mund të fillojë kurdo luftën

Çanta “e futbollit bërthamor” e presidentit amerikan Donald Trump që mund të fillojë luftën mes SHBA-së me cilindo shtet, është parë duke u transportuar për në helikopterin presidencial i njohur si “Marine One”, me të cilin u dërgua në spitalin ushtarak për t’u trajtuar nga COVID-19.

Ngado që presidenti amerikan lëviz pas vetes ka zyrtarët që transportojnë çantën e njohur ndryshe si “çanta për emergjenca”, ku atë e bartë gjithmonë një ushtarak amerikan, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që Trump në orët e vona të premtes ka shkruar në Twitter, se po trajtohet me ilaç ekpserimental që prodhon antitrupa.

Në anën tjetër mjeku i tij disa minuta më parë ka bërë të ditur se Trump është në gjendje të mirë shëndetësore – duke hedhur poshtë thashethemet se i është nënshtruar oksigjenoterapisë. /Telegrafi/