Telegrafi

Edhe Ronaldo në mesin e atyre që vizitojnë restorantet e Nusretit (Video)

Të shumtë janë yjet që preferojnë të ushqehen në restorantet e kuzhinierit të famshëm, Nusret Gokce.

Në mesin e tyre është edhe superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Lexo po ashtu Kuzhinieri turk Nusret ushqen Bebe Rexhën (Video)

Vet turku i njohur me nofkën ‘Salt Bae’, e ka publikuar një video në InstaStory, në të cilën është xhiruar futbollisti portugez duke vizituar njërin prej restoranteve të tij.

Nusreti  ka lindur në Turqi në vitin 1983, ndërsa u bë i njohur në gjithë botën me nofkën Salt Bae, për shkak të mënyrës së tij të veçantë të kriposjes së mishit, ndërsa tash është një shef kuzhine dhe pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”.

Në vitin 2017, fama e Gokces u rrit jashtëzakonisht shumë edhe për mënyrën e prerjes së mishit, teksa arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion në rrjetet sociale.

Ai tashmë është bërë një yll në Instagram, ku numëron afro 10 milionë ndjekës, ndërsa videot që i poston shikohen me miliona herë dhe marrin qindra mijëra pëlqime.

Restorantin e tij të parë, Nusreti e hapi në Stamboll në vitin 2010, ndërsa pas dy vitesh e zgjeroi biznesin në Dubai.

Një vit më pas, shkoi edhe në Abu Dhabi, ndërsa ka hapur restorante edhe në kryeqendrat tjera botërore, si Ankara e Miami.

Sa i përket jetës personale, Nusreti është i martuar dhe ka nëntë fëmijë. /Telegrafi/