Telegrafi

Edhe Robert de Niro merr pako të dyshimtë me eksploziv

Po vazhdojnë kërcënimet me bombë ndaj personaliteteve të njohura botërore.

I fundit që mori gjatë ditës së sotme një pako të dyshimtë me eksploziv është aktori amerikan, Robert de Niro.

Në fakt, pakoja arriti në adresë të një restoranti që e posedon artisti në qytetin turistik të New Yorkut.

Ende nuk dihet se kush po i dërgon këto pako edhe pse FBI dhe CIA kanë nisur hetime gjithëpërfshirëse për të gjetur autorët e këtyre kërcënimeve.

Departamenti i policisë njujorkeze ka njoftuar se pakoja e dyshimtë ka arritur në restorant pak kohë para mbylljes së saj.

Ky është kërcënimi i tetë ndaj personave publik, të cilët janë kundërshtar të politikave të presidentit amerikan, Donald Trump.

Lexo po ashtu Pakot e dyshimta në shtëpinë e Obamas, Hillaryt dhe CNN – publikohen fotografi ku supozohet se shfaqet simboli i ISIS-it! (Foto)

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme pako të dyshimta kanë arritur në adresë të familjes Obama dhe Clinton si edhe të televizionit kabllor, CNN. /Telegrafi/