Telegrafi

Edhe revistat suedeze shkruajnë për dasmën e Princ Lekës dhe Elia Zaharias (Foto)

Princ Leka dhe Elia Zaharia do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë më datë 8 tetor, në një dasmë madhështore e cila do të organizohet në Pallatin Mbretëror, në Tiranë.

E derisa pritet që të jetë një nga dasmat më të përfolura të vitit, sigurisht që kjo ngjarje nuk iu ka shpëtuar as mediave të huaja.

Kanë qenë kësaj radhe mediat suedeze ato të cilat kanë shprehur interesimin për dasmën e tyre. Revista prestigjioze “Kungliga” në Suedi, ka marrë në intervistë çiftin duke e pyetur rreth përgatitjeve të ceremonisë së tyre martesore.

“Intervistë e veçantë para dasmës, me Princin e Shqpërisë”, ka qenë titulli i dedikuar për intervistën e tyre./Telegrafi/